KryesoreLajme

Kryeministri Kurti: ‘Metal Kosova’, dëshmi që industria në Kosovë po rritet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori pjesë në hapjen e fabrikës së re të prodhimit të tubave metalike “Metal Kosova”. Sipas kreu qeveritar kjo është dëshmi që industria në Kosovë është duke u rritur.

 “Metal Kosova” është dëshmi që industria në Kosovë është duke u rritur. Nëse shohim eksportet në Kosovë që janë dyfishuar në këto më pak se katër vjetët e fundit përveç teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, dallohen përpunimi i metaleve, edhe përpunimi i drurit dhe është interesante që edhe përpunimi i metaleve, edhe përpunimi i drurit, gjallojnë e lulëzojnë si askund tjetër në Kosovë pikërisht këtu në Ferizaj”, tha ai.

Lexo më shumë  Ambasadori i BE-së: BE-ja qëndron në anën tuaj!. Aivo Orav ka zhvilluar takim lamtumirës me Glauk Konjufcën

Sipas tij, biznese si këto që investojnë e riinvestojnë fitimin, te Qeveria ta kenë partnerin e përhershëm.

“Kush punon, fiton. E ata që e investojnë fitimin, fitojnë edhe më shumë. E ata që e rinvestojnë fitimin më të madh, fitojnë më së shumti. Ne jemi të interesuar krejt këto ndërmarrje, këtë industri që investon e riinveston, që e zgjeron biznesin e rrit numrin e të punësuarve, te Qeveria e Republikës së Kosovës ta kenë partnerin e përhershëm dhe jo vetëm Kosovën si treg të mallrave të tyre”, shtoi kreu qeveritar.

Kurti shprehu zotimin e gatishmërinë që t’i hapin tregje të reja “Metal Kosovës”, por gjithashtu edhe t’i ndihmojnë që numri i punëtorëve të rritet.

Lexo më shumë  Zelensky: 200 ekspertë ukrainas të dronëve po ndihmojnë në Lindjen e Mesme

“Në mënyrë direkte përfitoni ju, në mënyrë indirekte përfiton edhe shteti sepse të gjithë ju jeni tatimpagues edhe si punëtorë, edhe si pronarë, dhe në këtë mënyrë rritet buxheti i Kosovës, i cili siç na e ka tregu së pari, ministri Murati, vitin e ardhshëm është 50 për qind më i madh sesa në vitin 2021”, tha Kurti.

YouTube player