KryesoreLajme

Kryeministri Kurti merr vendim për plotësim të kuotës së punësimit të Personave me Aftësi të Kufizuara

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë sot vendim, nëpërmjet të cilit obligohen organet e administratës shtetërore që gjatë vitit 2022 të plotësojnë kuotën për punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, në pajtim me Ligjin Nr.03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Po ashtu, obligohen organet e administratës shtetërore që të ndërmarrin veprime për të siguruar qasje në institucione për të punësuarit me aftësi të kufizuara, në pajtim me këtë ligj.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Me këtë vendim që hyn në fuqi nga sot, obligohen institucionet përgjegjëse për zbatimin e tij, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, më 3 dhjetor 2021, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpallur vitin 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës dhe ka miratuar kalendarin e aktiviteve.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Vendimi i sotëm është pjesë e këtij kalendari të aktiviteteve të planifikuara për vitin 2022, e që përmban një grup ambicioz aktivitetesh që fokusohen në shëndetësi, drejtësi, siguri, edukim, arsimim, punësim, qasje, mirëqenie sociale, kulturë dhe sport.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *