KryesoreLajme

Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, morën pjesë në përurimin e Bibliotekës së re të Komunës së Shtime.

“Inaugurimi i çfarëdo objekti të dijes, është dhe duhet të jetë festë për të gjithë ne. Hapja e dyerve të ndërtesës së re të Bibliotekës së qytetit të Shtimes, sot shënon një ditë feste për arsimin, kulturën dhe për mbarë komunitetin e këtij qyteti,” tha kryeministri Kurti në fjalën e tij në kuadër të ngjarjes.

Biblioteka e Shtimes, si një ndërtesë e re dhe moderne e cila i plotëson të gjitha kushtet dhe nevojat e lexuesve, është gjithashtu edhe plotësisht e invertarizuar. Me një investim prej 629 mijë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është siguruar kjo hapësirë për të ardhme me rini të arsimuar, të lexuar mirë, e më e rëndësishmja, aktive në qytetari e në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit të një shoqërie të mbarë e progresiste.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Kryeministri Kurti tha se ky projekt ka filluar shumë vite më herët, por ka çaluar, ngecur e stagnuar nëpër procedura burokratike, administrative e të lloj-llojshme, e përfundimisht tani ka gjetur zgjidhje të të gjitha problemeve brenda një kohe të shkurtër, dhe sot e gëzojmë atë të përfunduar si ndërtesë shumë të nevojshme për qytetin e Shtimes.

“Biblioteka është vend i pasionit dhe i kureshtjes, i disiplinës dhe i përkushtimit e biblioteka e re është një vend i ri, është një vend më shumë për më shumë pasion e kureshtje për edhe më shumë njerëz të disiplinuar e të përkushtuar për më shumë dije e njohuri. Libri edhe më tej është burim tejet i rëndësishëm si i dijeve specifike, ashtu edhe i kulturës intelektuale,” u shpreh kryeministri Kurti.

Kryeministri i ftoi të gjithë qytetarët e Shtimes që këtë objekt të ri ta përdorin sa më shumë, e ta mbajnë edhe aktiv edhe të qasshëm si një vend nga ku do të nisin diskutimet më të mira, të mirëmbahen studimet e vazhdueshme e të dalin idetë më të zgjuara të vetëdijes sonë të përbashkët.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu tha se sot është një ditë e veçantë për komunën tonë, sepse po e përurojmë një objekt të rëndësishëm që do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin intelektual, kulturor e historik në komunën tonë. “Pikërisht në 80-vjetorin e themelimit të Bibliotekës Kombëtare, tri ditë pas përvjetorit të Kongresit të Manastirit e tri ditë para festës së flamurit tonë kombëtar të 28 Nëntorit, përplot krenari jemi mbledhur për përurimin e objektit të ri të Bibliotekës dhe Arkivës së Komunës së Shtimes, që do të shërbejë si dritare e dijes e si ruajtës i kujtesës sonë kolektive”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player