KryesoreLajme

Kryeministri Kurti merr pjesë në drekën e punës me liderët e Ballkanit Perëndimor me ftesë të Ursula Von der Leyen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të enjte do të marrë pjesë në një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, me ftesë së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas burimeve të Radio Televizionit të Kosovës, kryeministri Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim, ku do të diskutohet agjenda e reformave për rajonin.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Këto reforma janë thelbësore për të përmbushur kushtet e nevojshme që mundësojnë disbursimin e pagesave të para nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor, një iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Evropian për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendeve të rajonit në BE.

Rruga Press

YouTube player