Kryeministri Kurti: Me Mbretërinë e Bashkuar na lidhin vlerat dhe parimet e përbashkëta demokratike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosovën dhe Mbretërinë e Bashkuar i lidhin vlerat e përbashkëta demokratike. Nëpërmjet një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar për darkën e punës që ka zhvilluar me sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të Dërguaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.
Kurti ka thënë se ka falënderuar ata për mbështetjen që kanë dhënë për Kosovën në shtetndërtim.
“Mbrëmë prita në një darkë pune Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të Dërguaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, të cilëve iu shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin dhe mbështetjen ndaj vendit tonë përgjatë të gjitha etapave të shtetndërtimit dhe miqësinë e partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona.Biseduam mes tjerash për progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik që ka njohur vendi ynë gjatë këtij mandati qeverisës dhe objektivat e synimet parësore të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka thënë se ka urova edhe për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar e për të cilën ofrova bashkëpunimin tonë për ta bërë këtë samit sa më të suksesshëm.
Rruga Press