Lajme

Kryeministri Kurti: Kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje

Kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kërcënimet nga terrorizmi dhe agresioni në rajon janë në rritje, derisa ka folur për rëndësinë e integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike në një kohë të tillë.

Kurti ka thënë se integrimi i Kosovës është i rëndësishëm për paqen në Ballkanin Perëndimor. Ai u shpreh kështu kur mori pjesë në ceremoninë e Ditës Kombëtare të Irlandës në Ambasadën e këtij shteti në Kosovë.

Lexo më shumë  Rritet profesionalizmi i FSK-së, furnizohen me veshmbathje speciale të zhytjes

“Në një kohë kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet euroatlantike është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai ndër tjerash në fjalën e tij.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Politikani serb Dragan Shormaz: “NIS”-i për Rusinë është instrument destabilizimi në Evropë dhe platformë inteligjence