Lajme

Kryeministri Kurti jep detaje për bisedën me Borrellin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas bisedës që ka pasur me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.

Kurti ka njoftuar se me Borell ka biseduar për dialogun, marrëveshjen kornizë dhe çështjet aktuale. Këto detaje Kurti i ka dhënë përmes një postimi në Twitter, ku pos tjerash ka deklaruar se sundimi i ligjit dhe demokracia mund dhe duhet të shkojnë krah për krah.

Lexo më shumë  Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

“Në mes takimeve këtu në Prishtinë dhe përgatitjeve të HRVP Josep Borrell për vizitën e tij në Amerikën Latine, biseduam përmes telefonit për dialogun, marrëveshjen kornizë dhe çështjet aktuale. Paqja dhe siguria nga njëra anë, sundimi i ligjit dhe demokracia nga ana tjetër, mund dhe duhet të shkojnë krah për krah”, ka thënë Kurti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Protestuesit e Rrjollit para Kuvendit të Shqipërisë: Nuk mund të lejojmë të na grabiten tokat
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *