KryesoreLajme

Kryeministri Kurti i dërgon letër ngushëllimi familjes Xhepa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një letre e ka ngushëlluar familjen e aktores së ndjerë Margarita Xhepa.

Shkëlqimi i saj skenik ka nderuar dhe ka mbajtur të bashkuar një komb, thuhet në letrën e kryeministrit drejtuar familjes Xhepa.

Ai shprehu mirënjohje dhe falënderim pafund për pasurimin e artit shqiptar dhe historisë sonë.

Lexo më shumë  Ndodh sërish/ Urbani shpërthen në flakë pranë ministrisë së Jashtme në Tiranë (VIDEO)

Letra e plotë e ngushëllimit:

E nderuara familja Xhepa,

Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e më të dashurës tuaj që është e dashur dhe admiruar nga tërë kombi shqiptar.

Tani që aktorja e madhe nuk është mes nesh, t’i them ikonë më duket mbiemër i vogël. Emri i saj – Margarita Xhepa – është më shumë sesa çdo mbiemër me të cilin duam t’ia njohim lartësimin.

Para se merrte rolin e fundit, atë të përjetësisë, e kishte përjetuar teatrin dhe kinemanë shqiptare.

Shkëlqimi i saj skenik ka nderuar dhe ka mbajtur të bashkuar një komb.

Mirënjohja e falënderimi janë të pafundme për pasurimin e artit shqiptar dhe vetë historisë sonë.

Sinqerisht,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

YouTube player
sqhrenfrdeit