Kryeministri Kurti e viziton qendrën e Xhudistëve në Pejë, u uron suksese për Lojërat Olimpike 2024
Kryeministri i Kosovës, e ka vizituar Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, ku është takuar me trajnerët dhe xhudistët më të suksesshëm të Kosovës.
Ai përmes një video-incizimi, ka uruar që xhudistët nga Kosova të kenë suksese në Lojërat Olimpike 2024, të cilat mbahen pas disa ditësh në Francë.
“Jemi këtu në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, bashkë më sportistët tanë kulmor, me Dritonin, Agronin e Majlindën. Kjo është vetëm vetëm 4 ditë para se të nisen për Francë, më pak se 100 orë na ndajnë nga gara kulmore sportive. U urojmë sukses, me mendje me zemër e me shpirt, këtyre sportistëve që na kanë bërë krenar”, ka thënë Kurti.
Rruga Press