KryesoreLajme

Kryeministri Kurti dhe ministri Vengu diskutojnë për procesin e antarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se kryeministri shprehu falënderimin për mbështetjen e Shqipërisë dhe raportet vëllazërore.

“Kryeministri Kurti vuri theksin veçanërisht edhe në thellimin e bashkëpunimit mes ministrive tona të mbrojtjes. Nga marrëveshjet e arritura si ato për lehtësimin e procedurave të kalimit transit të mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të dyanshme dhe marrëveshja mbi fushën e mjekësisë ushtarake, deri tek rëndësia e aspektit të trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta, bashkëzbarkimit në misione paqeruajtëse dhe operacione ndërkombëtare si pjesë e një kontingjenti dhe investimet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Ekonomia, peng i ndërtimit, mori 73.5% të investimeve të brendshme

Ai tutje nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë edhe për anëtarësimin e Kosovës si anëtar me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut (A-5), ku Shqipëria është edhe kryesuese këtë vit.

YouTube player