Lajme

Kryeministri Kurti bën thirrje për vaksinim, të merret dhe doza përforcuese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pandemia ende nuk ka marrë fund, dhe fushata vaksinimit duhet ende të vazhdojë.

Në një postim në Facebook, Kurti iu ka bërë thirrjet të gjithë qytetarëve që të marrin dy dozat e para sa më shpejt.

POSTIMI I PLOTË:

Sot kemi shënuar mbi 1.8 milionë doza të vaksinës anti-COVID të administruara në Republikën e Kosovës, ndërsa gati 900,000 qytetarë janë vaksinuar me të paktën një dozë. Këto arritje kanë ardhur si rezultat i vullnetit të qytetarëve të Republikës për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët rreth tyre, si dhe i punës së palodhshme të punonjësve shëndetësorë, për të cilën jemi të gjithë falënderues.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Mirëpo, përderisa pandemia ende nuk ka marrë fund, edhe fushata jonë e vaksinimit duhet ende të vazhdojë. Për këtë arsye, kemi pranuar dje një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 515,970 dozave shtesë; në total arrihen mbi 1 milion vaksina të dhëna nga ShBA. Ky donacion do ta ndihmojë Kosovën që të zgjerojë sa më shumë imunitetin mes popullatës sonë. U jemi përjetësisht mirënjohës ShBA-së dhe aleatëve të tjerë që kanë kontribuar në betejën tonë kundër COVID-19.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin dy dozat e para sa më shpejt. Mbrojtja kundër infektimit, spitalizimit dhe humbjes së jetës bie dukshëm duke filluar disa muaj pas imunizimit me dy dozat e para. Andaj, për ta rifituar imunitetin e plotë duhet të merrni edhe dozën e tretë përforcuese, posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Me kujdes të shtuar, bashkë do t’ia dalim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *