Lajme

Kryeministri kroat të hënën viziton Kosovën

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Shefi i qeverisë kroate, në Prishtinë pritet të takohet me krerët e shtetit nisur nga kryeministri Albin Kurti.

Nga kabineti i Plenkoviqit në Zagreb kanë konfirmuar ekskluzivisht për Klan Kosovën ardhjen e Plenkoviqit më 15 nëntor.

Lexo më shumë  Konfiskohet municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok

Ndërkohë që nga zyra e tij nuk kanë pranuar t’i shpalosin temat e diskutimeve duke thënë se të dielën do të jepen detaje.

Klani ka mësuar se temat kyçe të bisedimeve të kryeministrit kroat gjatë qëndrimit në Kosovë do të jenë çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale dhe ato të integrimeve evropiane.

Kjo do të jetë vizita e parë e Plenkoviqit në Prishtinë që kur ka ardhur në pushtet.

Lexo më shumë  Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *