Lajme

Kryeministri kroat Plenkoviq: Qeveria do të ndihmojë të plagosurit e aksidentit

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq shprehu mbështetjen e tij për të plagosurit e aksidentit të autobuzit me mërgimtarë në Kroaci, të dielën.

Ai njoftoi se një i plagosur po mjekohet në në Zagreb, ndërsa të tjerët në spital në Sllavonski Brod. Ndërsa personat që janë mirë më shëndet, janë dërguar në një hotel.

Lexo më shumë  Kurti do të prezantojë planprogramin, VV-ja fton në tubimin e madh në Prishtinë

“Unë përsëri shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm trafiku, ndërsa të gjithë atyre që janë plagosur, u është siguruar ndihma urgjente mjekësore. Të gjitha shërbimet përkatëse janë në terren dhe ne do të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi”, shkroi Plenkoviq përmes një postimi në Twitter.

Në aksident humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 40 të tjerë.

Lexo më shumë  Ikja që po zbraz vendin/ Emigracioni prek 37% të familjeve në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *