Lajme

Kryeministri kroat: Kosova dhe Bosnja nuk do të duhej të ishin vagoni i fundit në trenin drejt BE-së

Në panelin ku po diskutohet tema “të bashkuar në solidaritet: mbrojtja e demokracisë perëndimore”, të mbajtur në kuadër të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane që po zhvillohet në Roterdam të Holandës, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, ka folur për anëtarësimin e Kosovës, Ukrainës dhe Bosnje e Hercegovinës në familjen e madhe evropiane.

Lexo më shumë  Haxhiu takon Giaufret, flasin për prioritetet institucionale

Ai theksoi se Bosnja dhe Kosova nuk kanë status të kandidatit, dhe se ato nuk do të duhej të ishin “në vagonin e fundit të trenit drejt Bashkimit Evropian, raporton agjencia kroate e lajmeve Hina.

Ai porositi EPP-në se duhet të punojë që të trajtojë çështjet e “problemeve thelbësore”, që Bosnja duhet t’i zgjidhë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Gjithashtu ka komentuar edhe luftën në Ukrainë, ku pranoi se perëndimi i ka ofruar ndihmë të jashtëzakonshme Ukrainë, dhe se ekziston një mobilizim ndërkombëtar për Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *