Bota

Kryeministri i Ukrainës: Mariupoli është katastrofa më e madhe humanitare e shekullit

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal e quajti situatën në Mariupol “katastrofën më të madhe humanitare” që nga pushtimi i Rusisë dhe ndoshta katastrofa më e keqe e shekullit, pasi qyteti port juglindor përballet me bombardime të vazhdueshme nga forcat ruse.

Duke folur në një konferencë shtypi në Uashington të premten, Shmyhal tha se mijëra njerëz kishin vdekur në Mariupol, duke shtuar: “Ne do të shohim mizoritë e tmerrshme kur të çlirohet nga rusët”. Ai tha se trupat ruse po shkatërrojnë gjithçka, duke përfshirë strehimoret ku po qëndrojnë civilët.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rreth 100,000 njerëz mbeten të bllokuar në Mariupol që kur u  rrethua nga forcat ruse më 1 mars , sipas zyrtarëve ukrainas. Këta të fundit pretendojnë se më shumë se 20,000 njerëz në qytet kanë vdekur gjatë sulmit.

Të premten, Shmyhal tha se civilët duke përfshirë gra dhe fëmijë fshihen në fabrikën e çelikut Azovstal, bastioni i fundit i mbrojtësve ukrainas brenda qytetit. Ai tha se ushtria ruse është ende duke rrethuar zonën dhe Ukraina po flet me partnerët për të negociuar një korridor evakuimi.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Kryeministri u bëri thirrje gjithashtu ambasadorëve nga të gjitha vendet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të kthehen në ambasadat e tyre në Kiev. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *