Kryeministri i Suedisë pritet të japë dorëheqjen
Kryeministri socialdemokrat i Suedisë, Stefan Leven , pritet të japë dorëheqjen brenda disa ditësh.
Një zëdhënëse e z. Leven tha për agjencinë gjermane të lajmeve Deutsche Welle se kryeministri synonte të informonte kryetarin e parlamentit Andreas Norlen në fillim të kësaj jave, por nuk dihet me saktësi se kur.
Kjo lëvizje pritej nga kryeministri suedez.
Leven kishte njoftuar në gusht se synonte të largohej nga posti si lider i partisë dhe më pas si udhëheqës i qeverisë.
Me këtë iniciativë ai dëshiron t’i japë mundësinë pasuesit të tij, që të përgatitet më lehtë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vendin skandinav në fund të verës së vitit 2022.
Ministrja e Financave, Eva Magdalena Anderson u zgjodh kryetarja e re e partisë të enjten.
Kryetarja e re e socialdemokratëve do të pasojë gjithashtu Stefan Leven si kryeministër.
Megjithatë, duke pasur parasysh shumicën margjinale të partisë së saj në parlamentin suedez, asaj do t’i duhet të bindë partitë e tjera që të mos e kundërshtojnë atë, për t’i dhënë asaj votëbesim.
Socialdemokratët kanë qeverisur Suedinë për vite me radhë, në bashkëpunim me të Gjelbrit, me të cilët ka formuar një qeveri koalicioni të pakicës.
Z. Leven është kryeministër që nga tetori i vitit 2015. Anderson do të jetë gruaja e parë që do të marrë postin e kryeministres, megjithëse Suedia është ende një nga vendet më të përparuara për sa i përket barazisë së gjinive.
Rruga Press