Lajme

Kryeministri i Kroacisë, Plenkoviq: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka thënë se është i lumtur që pas dhjetë vjetëve gjendet në Kosovë.

Plenkoviq ka thënë se është biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për marrëdhëniet bilaterale e po ashtu edhe miqësore mes dy vendeve.

“Kemi shumë vend për të rritur më tepër ekonominë. Qëndrimi i përfaqësuesve të korporatave do të ndihmojë dhe do të kenë takim edhe me Telekomin”, ka thënë Plenkoviq, që ka folur edhe për aksidentin e autobusit me pasagjerë kosovarë në Kroaci para disa muajve ku vdiqën dhjetë mërgimtarë kosovarë.

Plenkoviq ka shprehur mirënjohjen ndaj mjekëve që kanë ndihmuar në rastin e aksidentit në Slavonski-Brod, ndërsa ka treguar se në vizitë me të në Kosovë është edhe njëri nga mjekët që ndihmoi pasagjerët e lënduar kosovarë Josip Samaxhiq. Plenkoviq ka treguar se me të ka ardhur në Kosovë edhe kampioni olimpik nga “Rio 2016”, Josip Glasnoviq, që është me prejardhje nga Janjeva. 

Lexo më shumë  Peci: Mbyllja e pompës “Patroni” përballë objektit të AKI-së ka qenë veprim i guximshëm që është dashur të ndërmarrë

“Këtu me mua është edhe kampioni olimpik nga “Rio 2016”, Josip Glasnoviq, që fitoi të artën në qitje. Ai është me rrënjë nga Janjeva, kemi kampion olimpik nga Kroacia, familjarët e të cilit u vendosën në Kroaci nga Janjeva. Ky është një detaj tjetër për lidhjen e Kroacisë me Kosovën”, ka thënë Plenkoviq.

Plenkoviq ka thënë se do ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave. 

Lexo më shumë  Ministria e Ekonomisë kërkon kursim të rrymës: S’ka mungesë, por mbingarkesë në sistem

“Ne punojmë që të ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj evropiane e po ashtu do ta ndihmojë për liberalizimin e vizave. Ju e dini që Kroacia është anëtarja më e re aty dhe se do t’u ndihmojë sa i përket transformimit”, ka thënë Plenkoviq.

Ai ka thënë se shpreson që të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi.

“Qëndrimi i Kroacisë është që të përkrahim dialogun e stabilitetit e të mos ketë situata si ajo para disa javëve. Kroacia është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë”, tha Plenkoviq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *