Kryeministri i Hungarisë: Ukraina nuk ka asnjë shans për të mposhtur Rusinë
Ukraina nuk ka asnjë shans për të mposhtur Rusinë, tha në një intervistë kryeministri hungarez Viktor Orban.
Ai tha se idetë e Perëndimit për epërsinë e Kievit në konfliktin Rusi-Ukrainë janë të rreme.
Kryeministri sqaroi pamundësinë e mposhtjes së Rusisë.
Ai tha gjithashtu se çelësat e paqes në rajon janë tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Sipas Orban, ideja e përhapur në Amerikë për fitoren e Kievit është një gënjeshtër.
Kryeministri i Hungarisë theksoi se ushtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës do të lodhen shumë më shpejt se Rusia.
Rruga Press