Kryeministri i Britanisë mbështet Zelenskyn: Ai është lideri i zgjedhur në mënyrë demokratike
Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të cilit i shprehu mbështetjen e tij, në vazhdën e deklaratave të Donald Trump. Në një postim në Truth Social, Trump e quajti Zelenskyy një “diktator” dhe e paralajmëroi atë se “më mirë të lëvizë shpejt, ose nuk do të ketë më vend për të”.
“Kryeministri (Starmer) foli me Presidentin Zelensky sonte dhe theksoi nevojën që të gjithë të punojnë së bashku”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Downing Street.
Starmer shprehu mbështetjen e tij për Zelenskyn si udhëheqës i zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës dhe tha se është plotësisht e arsyeshme të pezullohen zgjedhjet në kohë lufte, siç bëri Mbretëria e Bashkuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Kryeministri përsëriti gjithashtu mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë që do të pengojë çdo agresion të ardhshëm rus”, thuhet në deklaratë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke e quajtur atë një diktator. Pak orë pasi sugjeroi zgjedhje në Ukrainë, Trumpi përmes një postimi në Truth Social tha se Zelenskyy kishte bërë një punë të tmerrshme në vend dhe se më mirë të lëvizë shpejt ose nuk do t’i mbetet një vend.
Në postimin e tij, Trump pretendoi se Zelensky bindi Uashingtonin të shpenzonte 350 miliardë dollarë për një luftë të pafitueshme dhe akuzoi Biden për dështimin për të balancuar kontributet financiare të aleatëve. Në të njëjtën kohë, ai përsëriti dyshimet e tij për menaxhimin e fondeve nga Kievi, duke pretenduar se Zelensky pranoi se gjysma e parave që mori janë zhdukur.
Rruga Press