Bota

Kryeministri britanik thotë se anija naftëmbajtëse që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik Keir Starmer ka folur për incidentin ku ndodhi një përplasje midis një anijeje naftëmbajtëse dhe një anije tjetër për transportim mallrash.

Naftëmbajtësja me flamur amerikan i quajtur Stena Immaculate dhe një anije kontejnerësh me flamur portugez e quajtur Solong, u përplasën.

Është raportuar nga BBC se Stena Immaculate po transportonte ngarkesa dhe karburant për Departamentin e Mbrojtjes të SHBA.

Lexo më shumë  Zgjidhet pasuesi i Trudeau, Mark Carney do të bëhet kryeministri i ri i Kanadasë deri në zgjedhjet e reja

“Përplasja dhe shpërthimet që pasuan nuk do të ndikojnë në operacionet apo gatishmërinë luftarake. Ne nuk kemi asnjë pikë të vetme dështimi”, thanë zyrtarët.

Downing Street ka thënë se detajet e shkakut të përplasjes mbeten ‘ende të paqarta’ dhe mbetet një ‘situatë jashtëzakonisht shqetësuese’.

“Falënderojmë shërbimet e urgjencës për reagimin e tyre të shpejtë. Unë e kuptoj se Departamenti i Transportit po punon ngushtë me rojet bregdetare për të ndihmuar në mbështetjen e reagimit ndaj incidentit. Padyshim që po monitorojmë situatën, do të vazhdojmë të bashkërendojmë reagimin dhe i jemi mirënjohës personelit të urgjencës për përpjekjet e tyre të vazhdueshme”, tha kryeministri britanik.

Lexo më shumë  Danimarka pro dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë
YouTube player