Bota

Kryeministri britanik godet përsëri: S’më tha askush se nuk lejohen festat gjatë izolimit

Kryeministri britanik Boris Johnson ka mohuar “kategorikisht” se ai ishte paralajmëruar se një festë ishte në kundërshtim me rregullat anti-COVID.

“Askush nuk më paralajmëroi se ishte kundër rregullave”, ka thënë ai.

Por, një zyrtar pati thënë se e kishte paralajmëruar kryeministrin për rregullat, raporton BBC.

Kur u pyet nëse do të jep dorëheqje nëse zbulohet se ai ka mashtruar deputetët, Johnson tha se “Të shohim se çfarë thotë raporti”.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Mund t’ju them kategorisht se askush nuk tha se kjo ishte diçka kundër rregullave, se thyente rregullat kundër COVID-it”.

Udhëheqësja e deputetëve të partisë Laburiste, Angela Rayner, ka thënë se “Boris Johnson qartazi e di se është fundi i rrugës”.

Rruga Press

YouTube player