Bota

Kryeministri armen: Të paktën 49 ushtarë armenë janë vrarë në luftimet me Azerbajxhanin, për fat të keq nuk është shifra finale

Kryeministri armen Nikol Pashinyan, ka bërë të ditur sot se të paktën 49 ushtarë armenë kanë humbur jetën nga luftimet që u zhvilluan përgjatë kufirit me Azerbajxhanin.

“Aktualisht i kemi 49 të vrarë (ushtarë) dhe për fat të keq nuk është shifra finale”, shtoi Pashinyan gjatë fjalimit të tij në parlamentin e Jerevanit, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Ministri britanik: Veprimet e Putinit të kujtojnë vitet para Luftës së Dytë Botërore

Agjencia interfaks raporton se forcat azere sulmuan në pesë apo gjashtë lokacione të ndryshme, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Lufta mes armenëve dhe azerëve kishte rezultuar me një armëpushim në vitin 2020 pas vdekjeve të shumta që ishin shkaktuar në Nagorno-Karabak, territor azer ku shumica që jetojnë atje janë armenë  dhe që mbështeten nga Jerevani.

Lexo më shumë  Vuçiqi dhe politika e frikës: Si përdoret BIA për presion ndaj prokurorëve, studentëve dhe kritikëve të regjimit në Serbi

Kështu me marrëveshjen e armëpushimit të nëntorit 2020, ku humbën jetën 6.500 persona në Nagorno-Karabak, Armenia humbi kontrollin mbi këtë rajon pas më shumë se 25 viteve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *