Lajme

Kryeministri Albin Kurti viziton panairin më të madh të ndërtimit në Evropë Swiss Bau 2024 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri një vizitë në stendat e kompanive FASAL dhe Nero Home, pjesë e LINE Group, në Swiss Bau 2024, panairi më i madh i ndërtimit në Evropë. Gjatë vizitës, Kryeministri foli në një konferencë për media, duke theksuar rëndësinë e pranisë së Kosovës në skenat ndërkombëtare. 

“Jemi mbledhur këtu në Swissbau, jo vetëm si pjesëmarrës dhe ekspozues, por si vizionarë dhe ambasadorë të një vendi që përmban potencial të jashtëzakonshëm”, deklaroi dje Kryeministri Kurti, duke vënë në pah rëndësinë e përfaqësimit kosovar në tregjet botërore.

Lexo më shumë  Kurti në Ferizaj: Nga Amerika po blejmë raketa dhe do të blejmë edhe helikopterë

Përfaqësues të LINE Group, komentuan  rëndësinë e panairit Swiss Bau si platformë për të promovuar punën e tyre.  

“Ky panair është një rast i jashtëzakonshëm për të prezantuar punën tonë shumëvjeçare dhe për të ndërtuar marrëdhënie të reja ndërkombëtare”, deklaruan ata.

Vizita e Kryeministrit Kurti dhe fjalët e tij nënvizojnë angazhimin e Kosovës për të zgjeruar horizontet e saj ekonomike dhe për të demonstruar arritjet e saj në sektorin e ndërtimit dhe inovacionit. 

Lexo më shumë  Dhurata e qeverisë/ Thesari u pagoi peshkaqenëve të buxhetit miliarda lekë paradhënie për punë të pakryera

Rruga Press

YouTube player