Kryeministrat e Danimarkës dhe Spanjës do të takohen sot me Zelensky-in
Kryeministrat e Danimarkës dhe Spanjës po takohen sot në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelenskyi.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur tashmë në kryeqytetin e Ukrainës për të takuar liderin e vendit, tha zyra e tij këtë mëngjes.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen kishte mbërritur ende.
Palët do të diskutojnë mbështetjen e mëtejshme për ukrainasit dhe ndjekjen penale të “krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha në një deklaratë Kryeministria daneze.
Rruga Press