KryesoreLajme

Kryediplomatja e BE rrëzon propagandën e Ramës: Integrimi kërkon bashkëpunimin e të gjithëve

Kryediplomatja e BE, Kaja Kallas, rrëzoi nga Tirana të gjithë propagandën e Edi Ramës se vetëm PS mund të sjellë integrimin e vendit.

E pyetur nga gazetarët, Kallas tha se integrimi kërkon bashkëpunimin e të gjithëve.

“Unë vij nga një vend që e ka kryer rrugëtimin e vet drejt BE dhe në këtë rrugëtim duhet bashkëpunimi i të gjitha palëve dhe për këtë duhet mbështetje për reformat e vështira. Në këtë rrugëtim duhet bashkëpunimi i të gjitha palëve. Për këtë duhet mbështetje. Në Shqipëri, të gjithë qytetarët e kanë dhënë mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve”, tha ajo.

Lexo më shumë  Gërvalla: Zero Tolerancë ndaj Mohuesve të Republikës së Kosovës. Asnjëherë "Peć, Serbia" por Pejë, Republika e Kosovës

Kallas madje nuk u impresionua edhe nga batutat bajate të Edi Ramës.

Kryeministri tha se ajo solli në Tiranë të ftohtin e Brukselit.

“Është një vizitë pak të çuditshëm për ne midis diellit dhe të ftohtit. Ne kishim diellin dhe ti solle të ftohtin nga Brukseli, por të jesh e bindur që herës tjetër do të kesh vetëm, diell,” tha Rama.

Lexo më shumë  Miratohet raporti i verifikimit të mandateve dhe betohen deputetët

Por Kallas tha se në Bruksel ishte ngrohtë.

“Brukseli nuk kishte të ftohtë, kështu që mund të ketë ardhur nga veriu…,” tha ajo.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit