Kryediplomati i BE-së bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë
Bashkimi Evropian po bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, tha të enjten kryediplomati i BE-së Josep Borrell.
“Kjo luftë duhet të ndalet tani. Unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Unë bëj thirrje për krijimin e menjëhershëm të korridoreve humanitare,” shkroi Borrell në Twitter.
Borrell shtoi se blloku po qëndron në krah të Moldavisë, e cila po pret më shumë se 20,000 fëmijë refugjatë që ikin nga lufta.
Rruga Press