KryesoreLajme

Kryebashkiaku i Shkodrës lë pas dy orësh ambientet e SPAK-ut. Benet Beci, zyrtarisht i pandehur për tenderat e energjisë

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur sot në SPAK dhe pas dy orësh, ka dalë nga ambientet e saj.

Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për ti komunikuar mbylljen e hetimeve.

Beci është marrë i pandehur për shkeljen e barazisë në tendera apo ankande publike bashkë me 7 të tjerë, për tenderin “Zhvillimi strategjik i sektorit energjetik” (projekt kërkimor me fond 700 mijë euro).]

Lexo më shumë  Gjykata i vazhdon paraburgimin Fatmir Shehollit, i arrestuar për spiunazh

Në tenderin e vitit 2019, ku kanë rezultuar abuzime e akuzuar është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit.

 Kjo e fundit është paraqitur në SPAK ka marrë dijeni dhe ka firmosur mbi mbylljen e hetimeve të premten e kaluar.

Të pandehurit e tjerë janë: Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti.

Benet Beci u hetua në gjendje të lirë, teksa veprën penale thotë SPAK e ka kryer në kohën kur ka mbajtur detyrën e titullarit të KESH (Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare)

Lexo më shumë  Përmbytjet, 2.5 miliardë dollarë dëme në 30 vite dhe asnjë i dënuar në 3 dekada, KLSH zbulon dështimin zinxhir të institucioneve në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player