Bota

Kryebashkiaku i Mariupolit thotë se bombardimet nuk po ndalen as për të gjetur të plagosurit

Qyteti port i Mariupol në Ukrainën juglindore është goditur nga bombardime të pamëshirshme ditëve të fundit, por ka arritur të mbetet në duart e Ukrainës.

Sot, rebelët pro-Moskës kërcënuan se do të nisin sulme të synuara në qytet nëse forcat ukrainase nuk dorëzohen. Kuptohet se Mariupol është i rrethuar nga trupat armike.

Lexo më shumë  Sulmet ukrainase kanë ulur me 20 për qind kapacitetin rus për eksportin e karburantit

Kryebashkiaku Vadym Boichenko ka thënë në një adresë video se qyteti “nuk mund të marrë as të plagosurit nga rrugët, nga banesat, pasi bomardimet nuk ndalen”.

Mariupol në bregun e Detit të Zi ka qenë një objektiv kryesor për rusët gjatë luftës njëjavore në Ukrainë, së bashku me Kharkiv dhe Kherson në jug.

© Rruga Press

Lexo më shumë  Moska kërcënon shtetet baltike, duke pretenduar se ato ndihmojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *