KryesoreLajme

Kroati Davor Stier zgjidhet kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovë dhe BeH

Eurodeputeti kroat Davor Stier të hënën është zgjedhur kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.

Në deklaratën e tij, Stier ka theksuar se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë perspektivës evropiane të këtyre dy vendeve dhe reformave që do të duhet të zbatohen në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Si kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian, Stier do të bashkëkryesojë komisionet e përbashkëta parlamentare: Komisionin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim të BE-BeH dhe Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim të BE-Kosovë, raporton AlJazeera.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Ai po ashtu ka bërë të ditur se si do të punojë për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Paqja, siguria, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, si dhe zbatimi i rendit kushtetues në gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të jenë çështje me prioritet në punën e komisioni i përbashkët parlamentar”, tha Stier.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Stier ka shtuar se sfidat gjeopolitike me të cilat ballafaqohet BE-ja kërkojnë një angazhim më të fortë në Evropën Juglindore dhe se në këtë drejtim, stabiliteti dhe siguria në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë janë të një rëndësie vendimtare për të gjithë kontinentin.

Rruga Press

YouTube player