Bota

Kroatët ankohen nga euro, rriten çmimet, qytetarët akuzojnë tregtarët

Më pak se një muaj nga hyrja në Eurozonë, dhe ndërsa inflacioni është në nivele historike, shumë qytetarë kroatë janë të bindur se ndryshimi i monedhës është përdorur nga tregtarët për të rritur çmimet.

Megjithatë, këta të fundit ia faturojnë rritjen vetëm inflacionit.

“Realisht, çdo gjë është bërë më e shtrenjtë. Sapo isha në dyqan dhe të gjitha çmimet janë rritur. Dhe ata po i rrisin sërish. Por çfarë të bëjmë”? thotë Jasna Jankovic, pensioniste nga Zagrebi.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Kur shoh nevojat bazike si gjalpi, buka, qumështi – çmimet janë të papërballueshme tani. Nuk është rritja për të cilën na paralajmëruan, është 10 ose 20%”, shprehet Damar Arbanas, pensionist nga Zagrebi.

Sidoqoftë, qeveria i ka dalë në krah qytetarëve dhe ka lajmëruar masa për të luftuar shtrenjtimin, si dërgimi në terren i inspektorëve për të mbikëqyrur tregtarët.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Disa ekspertë thonë se dyqanet po rrumbullakosin çmimet në euro ose po rrisin papritur çmimet deri në 50 për qind, në vend që thjesht t’i konvertojnë çmimet e tyre duke përdorur normën e caktuar të konvertimit prej 7,53 kunash në 1 euro.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *