Lajme

Kroacia shton numrin e ushtarëve në Kosovë

Një kontingjent i ri i ushtarëve kroatë përforcojnë misionin KFOR në Kosovë, raporton Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Siç është njoftuar bëhet fjalë për Regjimentin e dytë të forcave ajrore kroate, që do t’i bashkohen misionit kroat në KFOR. Ata do të nisen nga kazerma “Knez Trpimir” nga Divulja.

“Komandant i regjimentit të forcave është majori Elvis Mishiq, një kapiten i skuadrës së 395-të të helikopterëve në kuadër të Forcave Ajrore të Kroacisë”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Për majorin Mishiq është udhëtimi i gjashtë në kuadër të operacionit të KFOR-it.

Lexo më shumë  "Të shmangen zgjedhje të reja" - Shoqëria civile në Kosovë letër partive: Një president i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet

Para nisjes ai tha se pjesëtarët e regjimentit të aviacionit janë të përgatitur mirë dhe të gatshëm për t’i kryer gjitha detyrat dhe se përfaqësojnë me profesionalizëm dhe nder Ushtrinë kroate dhe Kroacinë.

“Detyra kryesore e kontingjentit kroat në operacionin e mbështetjes së paqes KFOR, që është i vendosur në zonën e aeroportit të Sllatinës në Prishtinë, është transporti i forcave të KFOR-it, mallrave dhe personave VIP”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë.

Më herët kanë shtuar numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it edhe disa vende tjera. Është përforcuar kontingjenti i KFOR-it me  ushtarë tjerë, pas  tensioneve të vitit të kaluar dhe sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian dhe Partia Popullore Evropiane kundër nismës së Edi Ramës. Dolors Montserrat: “Ligji është i barabartë për të gjithë”
YouTube player