BotaKryesore

Kroacia shpall blerjen e sistemit amerikan raketor HIMARS, pasi Macroni i shiti Rafalet regjimit të Vuçiqit

Kroacia ka konfirmuar një blerje prej 390 milionë dollarësh të tetë sistemeve raketore amerikane HIMARS, për të rritur kapacitetin e saj ushtarak.

Deri më tani, vetëm Polonia, Rumania dhe Ukraina e kishin këtë armatim në Evropë.

“Ky është një përmirësim i rëndësishëm për ushtrinë tonë,” tha të shtunën Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiç.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Së bashku me partnerin tonë kryesor strategjik, SHBA-në, ne vazhdojmë të përforcojmë forcat tona të armatosura dhe t’i përgatisim ato për të gjitha kërcënimet e mundshme globale,” shtoi ai, siç citohet nga agjencia shtetërore kroate e lajmeve “Hina”.

Ministri i Mbrojtjes kroat shtoi në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të ministrisë se Zagrebi “vazhdon të investojë në kapacitete të reja të ushtrisë kroate”.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Shpallja e kësaj blerjeje nga Kroacia vjen disa ditë pasi presidenti francez, Emanuel Macron nënshkroi marrëveshjen për t’i shitur Serbisë 12 aeroplanë luftarak Rafale, që vlerësohet si rrezik i shtuar për luftëra të reja potenciale në rajon të nisura nga regjimi i Vuçiqit, në linjë me synimet e tij ekspansioniste ndaj vendeve fqinj.

Rruga Press

YouTube player