Bota

Kroacia pranon si monedhë zyrtare euron – zbulohen se si do të duken paratë me motive kroate

Kroacia së shpejti do të bëhet shteti më i ri evropian që si monedhë shtetërore ta ketë Euron, duke e zëvendësuar Krunën.

Plani Kombëtar për Shkëmbimin e Kunës Kroate me Euron, i miratuar nga Qeveria e Kroacisë parasheh përzgjedhjen e motiveve dhe dizajnin e tyre grafik për anën kombëtare të monedhave euro, raporton index.hr.

Ndryshe nga kartëmonedhat euro, të cilat janë të njëjta tek të gjithë anëtarët e eurozonës, monedha euro dhe cent bartin informacion nga vendi emetues dhe tregon simbolet kombëtare të vendit në anën e pasme.

Lexo më shumë  Irani lëshoi raketë drejt Turqisë, NATO-ja del me reagim

Prandaj, pjesa e pasme e monedhës quhet edhe ana kombëtare e një vendi. Monedhat euro të emetuara në Kroaci, të cilat do të jenë së shpejti në qarkullim, do të jenë njësoj të vlefshme në të gjitha vendet e eurozonës.

“Për këtë arsye zgjedhja e motiveve është veçanërisht e rëndësishme sepse monedhat me motive që simbolizojnë Kroacinë do të përdoren jashtë kufijve të saj. Duke pasur parasysh kompleksitetin e prodhimit të monedhave, tashmë kanë filluar aktivitetet përgatitore”, njoftoi qeveria kroate.

Lexo më shumë  Katari: Irani ka kaluar “vijat e kuqe”

Secili shtet ka mundësinë të ketë një motiv kombëtar në njërën anë të medaljes dhe në Kroaci janë kristalizuar këto propozime: motivet do të jenë tabelë shahu, në të gjitha monedhat, pastaj harta e Kroacisë, kuna, Nikola Tesla dhe shkrimi Glagolitic.

Tabela e shahut do të jetë sfond, dhe më pas harta e Kroacisë për dy euro, kuna për një euro, Tesla për 50, 20 dhe 10 cent dhe alfabeti glagolitik në të cilin do të shkruajë HR për 5, 2 dhe 1 cent.

Rruga Press

YouTube player