Bota

Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Gjashtë nga 12 aeroplanët luftarakë francezë “Rafale” të blerë nga Kroacia janë ulur në një bazë të forcave ajrore në Zagreb të enjten, e cila u ndoq nga zyrtarë të lartë të shtetit kroat, shkruan AP. Aeroplanët “Rafale” janë dëshirë e madhe edhe e Serbisë.

Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2021 mes Kroacisë dhe prodhuesit francez të aeroplanëve “Dassault Aviation”, vlen mbi 1 miliard euro. Përveç aeroplanëve, kontrata mbulonte sistemet e armëve, pjesët rezervë, logjistikën dhe trajnimin.

Lexo më shumë  A i dërgoi me të vërtetë SHBA-ja 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Franca do të dorëzojë gjashtë aeroplanët e mbetur në vitin 2025. Blerja do t’i mundësojë Forcave Ajrore Kroate të zëvendësojë aeroplanët e vjetëruar sovjetikë “Mikoyan MiG-21”.

Kroacia, anëtare e NATO-s, ka thënë se ardhja e aeroplanëve “Rafale” është moment historik për vendin.

Aeroplanët që shërbejnë për shumë qëllime janë të pajisur me sisteme të avancuara sulmi. Siç ka shkruar AP-ja në tetor, aeroplanët që i mori Kroacia janë të përdorur.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq muajin e kaluar njoftoi se është pranë marrëveshjes me Francës për blerjen e 12 aeroplanëve “Rafale”, në një marrëveshje me vlerë 3 miliardë euro. Por marrëveshja nuk është konfirmuar nga Franca.

Lexo më shumë  Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Sipas mediumeve franceze, para se t’ia shesë aeroplanët luftarakë, Franca i kërkon Serbisë qartësim në pozicionin e saj karshi zhvillimeve globale.

VIDEO:

Rruga Press

YouTube player