Bota

Kroacia do ta fusë në përdorim euron, kryeministri: Nëse keni para, depozitoni në bankë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka prezantuar projektligjin për futjen e euros si valutë zyrtare dhe disa udhëzime për rregullimin e procesit të ekonomisë.

“Qëllimi i prezantimit është ta sensibilizojë më tej publikun rreth ligjit për futjen e euros si monedhë zyrtare në Kroaci”, tha Plenkoviç.

Ai thotë se një nga arsyet kryesore pse po e futin euron është se Kroacia është një vend shumë i “euroizuar”.

Lexo më shumë  Programi Botëror i Ushqimit: Ngushtica e Hormuzit shkaktoi ndërprerjen më të rëndësishme të furnizimit që nga COVID-19

“Që më 10 korrik 2020, ne u pranuam në Mekanizmin Evropian të Kursit të Këmbimit. Kështu Kroacia ka konfirmuar reputacionin e saj për përmbushjen sistematike të objektivave të saj të eurozonës. Ne kemi miratuar gjithashtu një plan për të shkëmbyer kunën me euron, një vit më parë”, tha Plenkoviq.

Ai u bëri thirrje qytetarëve kroatë që nëse kanë para në shtëpi, t’i depozitojnë ato në banka sepse kunat do të konvertohen automatikisht në euro.

Lexo më shumë  Macroni i përgjigjet Trumpit: Franca nuk u konsultua për nisjen e ofensivës ushtarake në Lindjen e Mesme

“Çmimet do të jenë të theksuara në kuna dhe euro edhe për një vit, për të gjithë vitin 2023”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player