Kroaci: Presidenti Milanoviç siguron mandatin e dytë
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç u zgjodh për një mandat të dytë.
Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, pothuajse 75 për qind e votuesve votuan për kandidatin e Partisë Socialdemokrate në opozitë.
Dragan Primoraç nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) në pushtet mori rreth 25 përqind. “Faleminderit Kroaci !” tha Milanovic në festën pas zgjedhjeve në një qendër kulturore në Zagreb.
“Unë e shoh këtë fitore si njohje të punës sime gjatë pesë viteve të fundit dhe si një mesazh nga populli kroat për ata që duhet ta dëgjojnë atë,” shtoi ai, duke iu referuar qeverisë së kryeministrit Andrej Plenkoviç, me të cilin ka konflikte, raporton DW.
58-vjeçari Milanoviç ka drejtuar qeverinë kroate nga viti 2011 deri në vitin 2016 dhe u zgjodh në presidencë për herë të parë në vitin 2020.
Dy javë më parë ai humbi me pak vota rizgjedhjen për një mandat të dytë në raundin e parë të votimit me 49 për qind.
Por më pas Milanoviç hyri në balotazh si favorit i qartë kundër Primoraç në vendin e dytë.
Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, pjesëmarrja e votuesve të dielën në votime ishte pothuajse 44 për qind – pak më pak se në raundin e parë të votimit.
Rruga Press