Lajme

Kriza reflektohet tek eksportet, në janar u pakësuan me 46 milionë lekë produktet bujqësore

Kriza në bujqësi reflektohet në eksporte. Teksa fermerët nga Lushnja në Përmet, protestojnë duke kundërshtuar rritjen e çmimeve të lëndës së parë dhe heqjen e subvencioneve, shitjet jashtë vendit të prodhimeve bujqësore, kryesisht zarzavatet gjatë janarit ranë me 46 milionë lekë.

Përfaqësues nga ky sektor thonë se kjo pritje e përkeqësuar do të vazhdojë nëse nuk ndërhyhet.

Lexo më shumë  A po ndërhyjnë disa ambasadorë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës? Ambasadori francez nuk e komenton pyetjen e gazetarit

Sipas ekspertëve, korrigjimi duhet të nisë nga mbështetja e prodhuesve përmes subvencioneve konkrete.

Ulja e eksporteve të prodhimeve bujqësore u lajmërua më herët nga fermerët dhe tregtarët. Bujqit në zonat më prodhuese të vendit kanë lajmëruar se këtë vit sipërfaqja e kultivuar është ulur ndjeshëm, deri në 25 për qind.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ministri Muja nënshkruan vendimin: Nis ekzekutimi i pagesave për subvencionet bujqësore të vitit 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *