Bota

Kriza politike në Itali, Di Maio: Dolli në Moskë, “koka” e Draghit iu servir Putinit

Italia është në një krizë të thellë politike, pasi kryeministri Mario Draghi ka paraqitur dorëheqjen. Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio largimi i Draghit është pritur me gëzim në Moskë. Di Maio thotë se tani Europa është më e dobët, ndërsa shton se kjo ka qenë një krizë e planifikuar prej kohësh nga ish-kryeministri Giuseppe Conte.

“Në Moskë po bënin dolli dje sepse Putinu iu serviri kokën e Mario Draghit. Tani edhe Evropa është më e dobët, kjo ka qenë një krizë e planifikuar prej disa kohësh nga Conte dhe ndërkohë ministrat e Pesë Yjeve mbeten në vendet e tyre”, deklaroi Luigi Di Maio, duke folur për Radio Rlt.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

“Zemra ime qan kur shoh se në Moskë po bënin dolli, Medvedev po bënte dolli dhe ishte i lumtur sepse ishte servirur koka e Draghit tek Putini në një pjatë argjendi”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *