Kriza në Ukrainë, Macron takohet me Putin: Shpresoj për një përgjigje të dobishme
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Rusi dhe po zhvillon takimin me homologun rus Vladimir Putin në lidhje me konfliktin në Ukrainë. France24 shkruan se në fillim të takimit, Macron i tha Putin se po shpresonte për një përgjigje të dobishme në fund të takimit.
“Një përgjigje e dobishme është një përgjigje që natyrisht na lejon të shmangim luftën dhe të ndërtojmë tulla besimi, stabiliteti, dukshmërie”, tha presidenti francez.
Rruga Press