Bota

Kriza në Ukrainë: Gazsjellësi Nord Stream 2 mund të anulohet, paralajmëron SHBA

SHBA ka kërcënuar se do të ndalojë hapjen e një tubacioni kyç që do të lidhë gazin rus me Evropën Perëndimore, nëse Rusia pushton Ukrainën.

Sipas BBC, Nord Stream 2 do të shkonte nga Rusia në Gjermani dhe të enjten zyrtarët në Berlin thanë se projekti mund të përballet me sanksione nëse Rusia sulmon.

Aleatët perëndimorë thonë se do të synojnë ekonominë e Rusisë nëse ajo pushton dhe komentet e fundit sinjalizojnë një forcim të qëndrimit të tyre ndaj tubacionit fitimprurës.

Dhe Rusia mohon se po planifikon një sulm.

Por grumbullimi i dhjetëra mijëra trupave ruse në kufijtë e Ukrainës në javët e fundit ka nxitur tensionet dhe ka përshkallëzuar frikën e një pushtimi.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Dua të jem shumë i qartë: nëse Rusia pushton Ukrainën në një mënyrë ose në një tjetër, Nord Stream 2 nuk do të ecë përpara”, citohet të ketë thënë për NPR zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price.

Por ai shtoi se ai “nuk do të hyjë në specifikat” se si do të ndalohej dhe mbeten pyetje nëse SHBA do të kishte fuqinë për ta anuluar projektin.

“Ne do të punojmë me Gjermaninë për të siguruar që ajo të mos ecë përpara”, tha z. Price.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Por siç vë në pah tutje BBC, ndërsa SHBA këmbënguli se do të ndalonte plotësisht hapjen e gazsjellësit, Gjermania vetëm tha se nuk do të përjashtonte vendosjen e sanksioneve ndaj projektit.

Ministrja e Jashtme e vendit, Annalena Baerbock, i tha parlamentit se aleatët perëndimorë “po punonin për një paketë të fortë sanksionesh” që mbulonte aspekte “duke përfshirë Nord Stream 2”.

Por ajo shtoi se do të preferonte të “vazhdonte dialogun” me Moskën.

Komentet e saj erdhën pasi ambasadorja gjermane në SHBA, Emily Haber shkroi në Twitter se “asgjë nuk do të jetë jashtë tryezës, duke përfshirë Nord Stream 2” nëse Rusia shkel “sovranitetin e Ukrainës”.

YouTube player