Bota

Kriza me gazin rus, Evropa në kërkim të furnizimeve të reja

Përshkallëzimi i tensioneve midis Perëndimit dhe Rusisë mbi Ukrainën ka ngritur shqetësime për rrjedhat e gazit rus në Evropë, duke nxitur Komisionin Evropian të kërkojnë furnizime të reja.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe presidenti amerikan Joe Biden janë zotuar për bashkëpunim të ngushtë për sigurinë e energjisë.

“Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja po punojnë së bashku drejt një furnizimi të qëndrueshëm me gaz natyror nga burime të ndryshme anembanë botë, për të shmangur krizën e furnizimit, përfshirë ato që mund të rezultojnë nga një pushtim rus i Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Mburoja amerikane po lëkundet, Ukraina rrezikon të braktiset, Rusia po forcohet. Uashingtoni është kthyer në oborrin e Neronit, me një perandor zjarrvënës, oborrtarë të nënshtruar dhe një klloun të droguar me ketaminë, i ngarkuar me spastrimet e shërbimit publik

Në anën tjetër, komisionarja për Energji, Kadri Simson tha se blloku evropian po bisedon me partnerë si Azerbajxhani për potencialin për rritjen e furnizimeve me gaz.

Nëse në skenarin më të keq gazi rus ndalon plotësisht rrjedhjen e tij në Evropë, masat për të zëvendësuar furnizimin nuk do të jenë të mjaftueshme, sipas një studimi me qendër në Bruksel, i publikuar javën e kaluar.

Lexo më shumë  Studentët në protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiqi angazhon policët e pensionuar nga Kosova ‘për t’iu kundërvë atyre’

Sipas studimit për të evituar një skenar të mundshëm të krizës së naftës të stilit të viteve 1970, qeveritë mund të kenë nevojë të krijojnë një plan emergjence për t’u dhënë përparësi përfituesve të gazit.

Rruga Press

YouTube player