Gjeopolitikë

Kriza energjetike e Evropës po i siguron Putinit epërsi mbi Perëndimin

Nga David A.Andelman, “CNN”

Paralajmërimi nuk ishte aspak i fshehtë. Vladimir Chizhov, përfaqësuesi i linjës së ashpër të presidentit rus Vladimir Putin në Bashkimin Evropian, deklaroi kohët e fundit se nëse Evropa dëshiron të zgjidhë me shpejtësi çdo problem të ardhshëm me furnizimin e saj me gaz natyror, do të ndihmonte jo pak trajtimi i Rusinë si një “partnere”, dhe jo si një “kundërshtare”.

Ai nuk është sinjali i parë, se Rusia është e gatshme që ta mbajë Evropën peng të çmimeve të gazit natyror, të cilat po rriten në mënyrë dramatike. Por ne kushtet kur Evropa po përballet aktualisht me një krizë energjetike, konteksti dhe koha janë të rëndësishme në të dyja anët e Atlantikut.

Është më se e qartë se si Uashingtoni ashtu edhe Brukseli, duhet të kenë parasysh atë që është ka në mendje Chizhov, dhe veçanërisht Vladimir Putin. Për Evropën, kostoja e mos-afrimit të mëtejshëm me Rusinë, mund të jetë mungesa e theksuar e gazit natyror këtë dimër, për të mos përmendur rritjen drastike të çmimeve të tij.

Meqë gazi natyror është karburanti kryesor që përdoret për ngrohje për Evropën, ky është një kërcënim potencialisht ekzistencial. Dhe çmimet kanë treguar kohët e fundit, një tendencë për t’u luhatur shumë, shpeshherë sipas dëshirës, ​​ose të nxitura nga deklaratat e bëra nga një njeri:Vladimir Putin.

Për shembull, më 6 tetor, çmimet u rritën që në mëngjes, duke arritur një nivel 10 herë më të lartë sesa niveli i tyre në fillim të këtij viti. E megjithatë, pas disa orësh Putin deklaroi:”Le të mendojmë mbi rritjen e mundshme të furnizimit në treg. Vetëm ne duhet ta bëjmë këtë me shumë kujdes. Kontaktoni dhe bisedoni me Gazprom për këtë gjë”. (Pra me fjalë të tjera, unë kam në dorë ta ndryshoj situatën).

Dhe në fakt brenda disa orësh, çmimet përjetuan një rënie të dukshme. Ky lloj presioni thuajse vjen në një moment shumë delikat për Evropën. Gjermania po përpiqet të krijojë një qeveri të re të koalicionit, dhe të identifikojë një pasardhëse të Angela Merkel si kancelar, pas zgjedhjeve parlamentare të cilat nuk prodhuan një udhëheqës të qartë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Në kushtet kur presidenti francez Emmanuel Macron është në prag të nisjes së fushatës së tij për t’u rizgjedhur në detyrë, rritja e çmimeve të gazit teksa po shkojmë dimrit, mund të dëmtojë seriozisht pozitën e tij. Evropa mund të jetë në pikën më të ulët të dobësisë së saj, të nxitur nga energjia në raport me Rusinë, për dy arsye.

Së pari një gazsjellësi të ri, që lidh fushat ruse të gazit me Gjermaninë – i quajtur Nord Stream 2 – ka përfunduar dhe tashmë pret vetëm certifikimin. Ai synon që të rrisë qasjen e Evropës tek gazi, por edhe t’i japë Rusisë më shumë kontroll mbi atë qasje, diçka që e ka vënë në dukje SHBA-ja, e cila e kundërshton me forcë këtë projekt.

Njëkohësisht, Evropa po ecën përpara me kalimin nga karburantet fosile tek burimeve e pastra dhe të rinovueshme të energjisë. Por ky tranzicion nuk ka ndodhur ende. Ndërsa Evropa kërkon një urë tranzit nga burimet më ndotëse si nafta dhe qymyri, gazi natyror relativisht i pastër, shihet si një përshtatje e mirë.

Dhe sa i përket gazit, Evropa mbështetet tek importet, sidomos ato nga Rusia. Për shembull, Franca e importon gati të gjithë gazin e saj natyror. Ajo është ndër liderët globalë në teknologjinë bërthamore, por Macron është zotuar më parë se do të mbështetet gjithnjë e më pak tek ajo.

Pas rritjes se çmimeve, dhe në kuadër të fushatës së tij për rizgjedhjen në detyrë, ai u tërhoq paksa, duke premtuar investime të reja të shpejta në energjinë bërthamore. Por fakt është që Macron është zotuar që deri në vitin 2035, Franca do të mbështetet tek energjia bërthamore për jo më shumë se 50 për qind të nevojave të saj.

Dhe kjo qasje do të rrisë rëndësinë e gazit. Edhe Gjermania po distancohet nga energjia bërthamore, dhe po e bën edhe më shpejt këtë gjë. Qeveria Merkel është zotuar të mbyllë të gjitha centralet bërthamore të Gjermanisë deri në fundin e vitit të ardhshëm.

Por teksa Gjermania dhe Franca synojnë të zvogëlojnë mbështetjen e tyre tek energjia bërthamore, ata kanë të ngjarë t’i kthehen përdorimit masiv të gazit natyror, të paktën derisa të nisin të zbatohen më shumë projekte në fushën e energjisë së erës dhe diellit.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Është logjike të mendohet se Putin po e sheh këtë, si një mundësi të rrallë për të ushtruar një ndikim të rëndësishëm politiko-ekonomik. Me “Nord Stream 2” që nuk është vënë ende në punë, Rusia është gjithsesi furnizuesja kryesore e gazit në Evropë, dhe përbën 41 për qind të importeve të saj.

Presidenti rus ka treguar në heshtje, se si mund të jetë jeta për një kontinent që është shumë i varur nga Kremlini për të plotësuar nevojat e tij më energjisë me jetike. Rusia po eksporton vetëm sasi të kufizuara përmes sistemit aktual të gazsjellësit që kalon në Ukrainë, dhe “Gazprom” po mbush rezervat e brendshme, para se të rimbushë depozitat e Evropës.

Me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ekonominë globale, që po përpiqet të ecë përpara pas rimëkëmbjes së saj pas vitit 2020, furnizimet e pakta me gaz po vendosin tashmë pjesë të Evropës në rrezikun e stagflacionit të nxitur nga energjia. SHBA-ja mund të mos e pëlqejë gazsjellësin rus, por Uashingtoni nuk ka shumë mundësi manovrimi.

Gjithsesi Shtetet e Bashkuara mbeten furnizuesi më i madh i vetëm i Evropës  i gazit natyror të lëngshëm (LNG), që mund të transportohet nëpërmjet cisternave. Megjithatë LNG është më i shtrenjtë, mbështetet tek linjat me distanca më të gjata, dhe duhet të konvertohet pas mbërritjes nga lëngu në gaz.

Për më tepër, për të ka një konkurrencë të madhe nga rajonet e tjera, sidomos nga Kina.

“Nord Stream 2” do të garantojë në një furnizim të garantuar të gazit natyror në Evropë, ndaj mbetet një opsion tërheqës për Evropën. Megjithatë, armiqësia e perceptuar amerikane ndaj saj mund të jetë një tjetër pykë midis Evropës dhe Amerikës, pikërisht në kohën kur administrata Trump dhe tani ajo Biden, kanë bërë shumë për t’i degraduar lidhjet transatlantike. /Bota.al/

Shënim: David A.Andelman, drejtues ekzekutiv i “The Red Lines Project”, dhe autori i librit “Një vijë e kuqe në rërë:Diplomacia, strategjia dhe historia e luftërave”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *