Bota

Kriza e Nagorno-Karabahut, Putini bën bashkë krerët e shteteve të armiqësuara

Liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë janë përplasur në sytë e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili i ka ftuar për një takim liderët e ish-republikave sovjetike.

Dy liderët kanë shpërfaqur dallimet e tyre në lidhje me territorin e Nagorno-Karabahut, ani pse para takimit ishte raportuar se kishte gatishmëri për marrëveshjen përfundimtare mes dy shteteve të armiqësuara për territorin e kontestuar.

Në takimin e mbajtur në Moskë, kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ka shprehur shqetësimet për korridorin Lachin, rrugën që lidh Armeninë me enklavën e saj të Nagorno-Karabahut, që gjendet në territorin e Azerbajxhanit.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Ndërkaq presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se shteti i tij nuk ka bllokuar asnjë rrugë dhe se nuk ka nevojë për qasje të tillë nga ana e Armenisë.

Dy liderët kanë vazhduar të argumentojnë për disa minuta, para se Putini të mbyllte përplasjen e tyre, duke thënë se çështja ishte shumë e ndjeshme.

Presidenti rus pritet të mbajë një takim trepalësh me liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Për më shumë se tri dekada, këto dy shtete kanë luftuar dy herë për Nagorno-Karabahun.

Në muajt e fundit, të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për të nënshkruar marrëveshje të paqes, ani pse palët janë përplasur vazhdimisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *