Kriza e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni/ Gjermania thirrje Rusisë: Putin të përdorë ndikimin e tij mbi Lukashenkon për t’i dhënë fund kësaj përpjekje çnjerëzore
Gjermania i bëri thirrje Rusisë që të ushtrojë ndikimin e saj mbi Bjellorusinë për t’i dhënë fund krizës së emigrantëve.
Duke folur për gazetarët në Bruksel, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas foli me kujdes për ofertën e presidentit rus Vladimir Putin për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në kufijtë e BE-së.
“Putini është sigurisht ai që thjesht mund të përdorë ndikimin e tij mbi (Presidentin Aleksandër) Lukashenko për t’i dhënë fund kësaj përpjekje vërtet çnjerëzore,” tha ai, duke akuzuar Bjellorusinë për përdorimin e azilkërkuesve si një mjet politik për të ushtruar presion mbi BE.
Rruga Press