Kriza e drithërave/ Rama: do na ndihmojë Vuçiçi dhe Open Balkan
Nëse Shqipëria rrezikohet nga një krizë e mundshme për bukë, Edi Rama po e shfrytëzon këtë fabul për ti thurur lavde Ballkanit të hapur. Lajmi se një nga vendet prej të cilave Shqipëria importon një sasi të konsiderueshme mielli dhe drithrash, Serbia, njoftoi se do ti ndërpresë eksportet drejt vendeve të treta, e bëri kryeministrin tonë të thënë se falë Open Balkan, këto masa mund të mos na prekin ne.
Gjatë një takimi në ndërmarrjen e prodhimeve të miellit “Nela”, Rama u shpreh se zhbllokimi i kësaj sasie gruri nga Serbia mund të vijë falë nismës së “Ballkanit të Hapur”. “Po negociojmë me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga biznesmenët tanë atje. Dhe do ta bëjmë falë Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet”, tha Rama.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një deklaratë dhënë për televizionin serb “B92”, njoftoi se duke filluar nga e enjtja e 10 marsit, “vendi ynë do të ndalojë eksportet e vajit, misrit, grurit dhe miellit”.
Kjo lëvizje, sipas tij, vjen si një mënyrë për të siguruar çmime të qëndrueshme, për Serbinë, në rast se Rusia ndalon eksportet e grurit dhe misrit. “Në dy ditët e fundit, eksportet e vajrave bimore u rritën me 109% krahasuar me nivelin mesatar, kështu që duhej të reagonim”, shpjegoi Vuçiç.
Por problemi është se për ne Serbia mbetet burimi më i madh i importimit të drithërave pas Rusisë. Vetëm vitin e kaluar ajo furnizonte rreth 36 % të tregut shqiptar. Sipas të dhënave të INSTAT në Shqipëri importohen rreth 330 milionë kilogramë drithëra nga të cilat 117 milionë nga Serbia dhe 46%, apo 149 milionë nga Rusia.
Pikërisht për të shuar këtë ankth që mund të ndikojë në trgun shqiptar kryeministri përdori komardaren e Ballkanit të hapur.
Në këtë kohë kur Serbia po anatemohet nga shtetet perëndimore si një vend që nuk i është bashkuar sanksioneve ndaj një vendi agresor si Rusia Rama do ta paraqesë atë në sytë e shqiptarëve si një mik simpatik që falë miqësisë të tij me Vuçiçin do i japë drithëra Shqiptarëve.
Këtë logjikë e kritikoi deputeti i berishist Tritan Shehut duke e krahasuar dyshen Rama-Vuçiç me atë Hoxha-Tito. “Me habi degjova sot Kryeministrin duke dhene te kuptohej se ‘shpresa’, qe Shqiperia mos te mbetej pa buke eshte Vucic dhe “Ballkani i tij i hapur”! Ai, si Tito dikur, me zemergjeresi do te ndaje me ne “Kafshaten”, duke na dhene nje pjese te miellit te kontraktuar nga…..privatet!! Mos harojme se Sebia furnizohet nga Moska, si me grure e arme!
Keshtu edhe ne cajme sanksionet ndaj Rusise!”/Lapsi
Rruga Press