Lajme

Kriza e çmimeve, ulen depozitat në lekë, shqiptarët s’kanë ç’të kursejnë

Kriza e çmimeve ka prekur edhe depozitat. Pas rritjes në muajin janar, kursimet e shqiptarëve të mbyllur në banka janë tkurrur në mënyrë të vazhdueshme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në maj, niveli i depozitave arriti në 1,228 miliard lekë. Rënia është më e dukshme në monedhën vendase, duke u zvogëluar me 2.6% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që depozitat në euro kanë shënuar rritje me 4% që prej fillimit të vitit. 

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Përballë rritjes së çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore dhe karburanteve, familjet shqiptare e kanë të pamundur të kursejnë, ndërkohë që bizneset duket se i kanë paraprirë krizës.

Rritja e depozitave do të shtonte likuiditetin në banka, çka do t’iu mundësonte këtyre të fundit të tregoheshin më shumë aktive në dhënien e kredive.

Likuiditeti në sistemin bankar pritet të rritet më tej edhe nga zbatimi i amnistisë fiskale, ligj që qeveria e ka hedhur për konsultim publik dhe që pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *