Lajme

Kritiku i Vuçiç ikën nga Serbia: Do kërkoj azil, lashë djepin e të keqes në Ballkan

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i madh i Aleksandër Vuçiçit, Boban Bogdanoviç është larguar përfundimisht nga Serbia.

Para pak minutash ai ka njoftuar se ka aplikuar për azil politik në Zvicër.

“Sapo kam aplikuar për azil politik dhe status mbrojtjeje në aeroportin e Cyrihut”, ka shkruar Bogdanoviç në platformën X.

Njoftimin për ikje nga Serbia ai e ka dhënë mbrëmë në platformën X, duke numëruar me rend arsyet e largimit të tij.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani krenare me arritjen e vajzave dhe djemve të FSK-së

“U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandër Vuçiç, i cili së bashku me Aleksandar Vulin, BIA dhe Zvonko Veselinoviqin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë! Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar! E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Bogdanoviç në “X”.

Kujtojmë se në disa deklarata të bëra disa ditë më parë, politikani opozitar serb Boban Bogdanoviç, e ka krahasuar Listën Serbe me Hamasin.

Lexo më shumë  Serwer: Suksesi i Kosovës nuk i leverdis Vuçiqit, ai do t’i vazhdojë përpjekjet destabilizuese

Sipas Bogdanoviç, pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjdhjet në Kosovë, është e njëjta gjë sikur Hamasi të kandidonte për zgjedhje në Jerusalem.

“Përpiquni të imagjinoni HAMAS-in që kandidon për zgjedhje në Jerusalem. Është njësoj sikur Lista Serbe të shkojë në  zgjedhjet! Ky do të ishte një provokim i pastër dhe i rrezikshëm terrorist me pasoja të pallogaritshme! Komuniteti serb do të jetë sërish në kthetrat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Bogdanoviç.

Rruga Press

YouTube player