BallinaBota

Krishtlindjet mes pandemisë, KE: Mesha të zhvillohet “online”

Meshën e Krishtlindjeve në kohë pandemie është më mirë ta ndjekësh në televizion ose “online”. Në një draft-propozim i cili pritet të bëhet publik të mërkurën, Komisioni Europian rekomandon të shmangen ceremonitë fetare e grumbullime të mëdha, duke i zëvendësuar me inciativa “online”, në televizion ose në radio.

Në dokumentin që po qarkullon orët e fundit, por që mund të ndryshojë deri në aprovimin final, Brukseli këmbëngul për të vijuar në rrugën e distancimit social dhe maskave mbrojtëse, duke këshilluar lënien në fuqi të shtetrrethimit edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Lexo më shumë  Hungari/ Dyshime për një sabotim të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbanin në zgjedhje

Sugjerohen festa të kujdesshme e të qeta për të shmangur një valë të re infektimesh e për të përmbysur në pak ditë progresin e shënuar pas izolimit disajavor në shumë shtete.

Ashtu siç ka thënë shpesh Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, duhen shmangur gabimet e sezonit të verës, pasi një lehtësim i shpejtë i masave mund t’i jape hov të ri virusit.

Lexo më shumë  Trumpi kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, Presidenti i KE-së: E papranueshme!

Në këtë linjë është edhe rekomandimi për të shtyrë me një javë rikthimin në shkolla pas festave. Komisioni Europian rekomandon të mos mbyllen kufijtë e të mos vendosen periudha karantine ose të reduktohen në maksimalisht 7 ditë.

Megjithatë, këshillon të fuqizohet fushata e testimit, duke përdorur sa më shumë testet e shpejta.

YouTube player