Argument

Krimineli serb që vrau ministren suedez Anna Lindh për shkak të Kosovës

Nga Nexha Gjema

Anna Lindh ishte Ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë.

Më 11 shtator 2003, ajo u vra brutalisht në Stokholm nga Mijailo Mijailović, një sërb 32-vjeçar, i lindun dhe i rritun në Suedi.

Motivi i tij ishte urrejtja politike.

Ai e urrente Anna Lindh për përkrahjen që ajo i kishte dhanë NATO-s gjatë luftës në Kosovë.

Një akt i rëndë, tronditës dhe thellësisht i dhimbshëm.

Vrasësi u dënue me burgim të përjetshëm dhe trajtim psikiatrik.

Kërkesa që dënimin me e vazhdu në Serbi u refuzue nga autoritetet dhe gjykatat suedeze.

Arsyetimi i tij për vrasjen ishte se “kishte dëgju zëra që i thojshin me vra”.

Konfliktet familjare, papunësia dhe probleme të tjera u përdorën për me bindë autoritetet se ai kishte çrregullime mendore.

Por ajo që të habit edhe më shumë, ishte reagimi i gjyshes së tij!

Pesë vjet mbas vrasjes, gjyshja e tij nga Beogradi i dërgon libër në burg.

Jo çfarëdo libri, por:

“Boj na Kosovu” – Beteja e Kosovës 1389.

Ajo shprehej:

“Libri i fundit që ia kemi dërgue ka qenë ‘Beteja e Kosovës’. Ai po kërkonte fjalëkryqe… mandej papritmas ndaloi së telefonuari.”

Pra, i lindun dhe i rritun në një shtet demokratik e paqësor,

ai vazhdonte me u ushqy me mitologji urrejtjeje,

me narrativat e Millosheviqit

që bënë gjenocid mbi popullatën e pafajshme,

masakruen, dhunuen, dëbuen e vranë fëmi, gra e burra në Kosovë e Bosnje.

Aq e thellë ishte kjo urrejtje,

sa katër vjet mbas përfundimit të luftës,

ai e sulmoi disa herë me thikë një ministre suedeze

në mes të një qendre tregtare.

Asnjëherë nuk u raportue ndonjë pendesë e tij.

Madje, gjyshja e tij deklaronte:

“E pashë foton e tij në gazetë; dukej i bukur si ikonë.”

Paramendojeni: “vrasës i bukur, si ikonë”!!

Fatkeqësisht, edhe sot një pjesë e shoqërisë sërbe vazhdon me u ushqy me këto ide…

Shembujt e politizimit ekstrem të historisë dhe realitetit nuk mungojnë as sot.

Megjithatë, mbetet shpresa që një ditë

urrejtja mes njerëzve me u ndalë përgjithmonë,

e historia me shërbye për reflektim, jo për dhunë.

Ndjesë pastë Anna Lindh.

E përkujtojmë me dhimbje e respekt!

🙏🏼
🌹

P.S. Mijailo Mijailović është ende në burg në Suedi.

Ai ka kërku transferim për me e vujt dënimin në Sërbi,

por kjo kërkesë është refuzue disa herë nga gjykatat suedeze.

Pra: ai nuk është i lirë, nuk ka afat lirimi të garantum dhe vazhdon me u konsideru rrezik serioz për shoqninë. Gjithashtu, asnjëher autoritetet e Sërbisë nuk kanë shpreh keqardhje për këtë vepër makabre të Mijailos.

Rruga Press

YouTube player