Bota

“Kriminel lufte”, Estonia vendos një pankaratë të madhe në kufi me Rusinë – e barazon Putinin me Hitlerin

Një muze në qytetin Narva të Estonisë ka ngritur një pankartë të madhe në kufirin me Rusinë duke barazuar presidentin rus Vladimir Putin me liderin gjerman nazist Adolf Hitler.

Bëhet e ditur se ky veprim vjen pikërisht ditën kur Rusia përkujton fitoren sovjetike ndaj Gjermanisë naziste në 1945.

Lexo më shumë  BE- ja Belgjikës: Do trajtoheni si Hungaria nëse nuk ndihmoni Ukrainën

Një pankartë me sloganin “Putler kriminel lufte” u vendos në murin e Kështjellës Narva, përballë kufirit rus.

“Ky është mesazhi ynë, një kujtesë e luftës në shkallë të gjerë dhe krimeve të luftës që po kryhen”, tha drejtoresha e muzeut Maria Smorzhevskikh-Smirnova.

“Sot, në Ditën e Evropës, ne festojmë paqen dhe lirinë. Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, paqja dhe liria, respektimi i sovranitetit dhe parimet e solidaritetit u bënë vlerat themelore të komunitetit evropian. Në të njëjtën kohë, një luftë në shkallë të gjerë e nisur nga Putini po vazhdon pranë nesh për katër vjet. Ne e quajmë diktatorin diktator, dhe krimet e luftës krimet e luftës.”

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

Ndryshe, Rusia shënon përvjetorin e fitores sovjetike mbi Gjermaninë naziste më 9 maj me ngjarje tradicionale si parada ushtarake dhe koncerte.

Ashtu si vitet e mëparshme, në bregun rus të lumit Narva, përballë Estonisë, janë vendosur ekrane të mëdha për të transmetuar festimet. 

Rruga Press

YouTube player